Liverpooli ka një plan për super-yllin e skuadrës

10:38 | 10 March 2019

Liverpooli ka filluar të bëjë planet për lojtarët e skuadrës.

Skuadra është duke bërë planet e saj për të blinduar qendër mbrojtësin Virgil van Dijk.

Qendër mbrojtësi holandez ka qenë pika bazë e formacionit të Jurgen Klopp, dhe është kthyer në një lider absolut në fazën e mbrojtjes tek ‘The Reds’.

Këto arsye kanë bërë që Liverpool të mendojnë për një kontratë të re për të, për ta blinduar atë nga një kalim i mundshëm tek Real Madrid apo Barcelona, shkruan ‘Mirror’.

Real Madrid po përgatitet për një shndërrim të madh gjatë verës, që përfshinë edhe largimin e Sergio Ramos, kurse Barca gjithashtu është në gjueti për një qendër mbrojtës.

Liverpool pritet t’i ofrojnë Van Dijk një pagë prej afër 220 mijë funte në javë, që do ta bënte atë në një nivel me Mohamed Salah.

Van Dijk tani po konsiderohet si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij, dhe sigurisht secila skuadër do të vepronte sikur Liverpool.

Komento: