Liverpooli me ofertë marramendëse për yllin e madh

13:52 | 06 June 2019

Skuadra e Liverpoolit dëshiron ta bëjë një super-transferim.

Liverpool ka rritur përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, dhe mund t’i ofrojë skuadrës franceze deri në 71 milionë funte.

L’Equipe raporton se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka zgjuar interesim të madh të trajnerit Jurgen Klopp, dhe Liverpool janë të gatshëm të shpenzojnë shumë të madhe për 24 vjeçarin.

Pepe ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë me paraqitjet e mira të Lille, ku pas 39 ndeshjeve ka regjistruar 22 gola.

24 vjeçari e ka nisur karrierën në ligën e pestë të Francës te skuadra e Poitiers në vitin 2012, për të vazhduar te Andres, Orlenas, derisa në vitin 2017 iu bashkua Lille.

Komento: