Liverpooli ka kontaktuar Lillen për transaferimin e mesfushorit Boubakary Soumare, shkruan “Daily Star”.
Lideri i Premier Leagues do të rivalizojë Manchester Unitedin e Newcastle Unitedin në garë për mesfushorin 21-vjeçar.
Raportohet se Newcastle kishte ofruar 40 milionë euro për 21-vjeçarin në janar. Mirëpo, çmimi për Soumaren pritet të jetë më i ulët në afatin kalimtar të verës.
Krerët e Lilles mund të jenë të detyruar të shesin Soumaren për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga kriza e koronavirusit.