Liverpooli me transferime të ‘ҫmendura’, ja ҫfarë thotë Klopp – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liverpooli me transferime të ‘ҫmendura’, ja ҫfarë thotë Klopp

13:50 | 24 Dhjetor 2018

Duket se Liverpooli do të bëjë disa transferime në afatin e janarit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ai mund të kërkojë për lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse humb edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm për skuadrën për shkak të lëndimeve.

Liverpooli është katër pikë larg Manchester City dhe e mban kreun e tabelës së Premierligës, mirëpo tani që fillon periudha më e vështirë e sezonit, ai do të detyrohet të luajë pa dyshen e mbrojtjes, Joe Gomez (lëndim në kyç të këmbës) dhe Joel Matip (lëndim i klavikulës).

Kloppi nuk do të mund të kërkojë ndihmë as nga Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita për ndeshjen kundër Neëcastle, dhe Klopp ka thënë se ai mund të kërkojë për lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit nëse e humb edhe ndonjë lojtar tjetër.

“Jam shumë i lumtur me skuadrën që e kam, por gjithmonë kam thënë se nuk mund ta dish kurrë. Do ta mbaj derën hapur. Nëse disa gjëra ndodhin, atëherë duhet të shikojmë. Një numër i llahtarshëm i ndeshjeve po vijnë. Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi të reagojmë”, ka thënë Klopp.

“Nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike, ne do të detyrohemi të kërkojmë , por nëse nuk ndodh asgjë, atëherë mund të mos bëjmë asgjë. Nuk kemi shumë opsione sepse i kemi dy qendërmbrojtës të lënduar, kështu që kjo automatikisht është kufizuese”.

“Nuk kemi aq shumë mundësi për ndryshime. Po, James Milner mund të luajë në pesë apo gjashtë pozita të ndryshme. Ky nuk është një problem për të, por ka shumë lojtarë të cilët nuk mund të luajnë në pozita të ndryshme. Por, për momentin, situata është në rregull”.

Komento: