
Një lajm shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Liverpoolit.
Liverpool do të ketë punë me skuadrën e Atletico Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në pikëpyetje për këtë ndeshje është ylli i Liverpool, Sadio Mane, i cili ka qenë pikë kyçe për skuadrën në dy sezonet e fundit.
‘Sport’ shkruan se Mane është afër rikuperimit dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Atletico.
Mane kishte humbur dy ndeshje, por pritet të kthehet në vikend për ndeshjen kundër Norëich.
Kjo gjë nënkupton se senegalezi do të jetë gati të jap kontributin e tij në Ligën e Kampionëve.
Liverpool do të luajë ndeshjen e parë në ‘Ëanda Metropolitano’, terren ky mjaft i vështirë. Rikthimi i Mane do të jetë një shtysë e madhe për skuadrën.