Bayern Munichu është mposhtur nga skuadra e Liverpoolit.
Liverpool ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar 1:3 në ‘Allianz Arena’ ndaj vendasve të Bayern Munich.
Ndeshja e parë në ‘Anfield Road’ mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar barazim 0-0.
Në minutën e 26’, Sadio Mane i dhuroi epërsinë e parë Liverpoolit, duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit Manuel Neuer.
Vendasit u rikthyen në lojë, kur Matip në minutën e 39’ shënoi autogol, për 1:1.
Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi edhe dy herë, për të siguruar kalimin në tetëshen më të mirë të Evropës për këtë sezon.
Mbrojtësi Van Dijk në minutën e 69’, riktheu epërsinë e Liverpoolit, në 1:2.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sadio Mane, që në minutën e 84’, realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, dhe të tretin të Liverpoolit, për 1:3.