“Liverpooli mund të shpallet kampion i pamposhtur”

21:18 | 27 Dhjetor 2018

Një deklaratë mjaftë e mirë ka ardhur për Liverpoolin.

Skuadra e Liverpool e ka përfunduar fazën para Krishtlindjes në pozitën e parë në tabelë.

“The Reds” kanë lëshuar vetëm gjashtë pikë në 19 ndeshjet e para të këtij edicioni dhe vazhdojnë ecurinë si të pamposhtur.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga “Anfield” do të ketë përball Arsenalin, që gjithashtu po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Trajneri i “gunners” është në dijeni për cilësinë e Liverpool, madje mendon se këta të fundit mund ta përfundojnë sezonin pa humbje.

“Momentalisht ata po e bëjnë këtë dhe mund ta bëjnë” Po e bëjnë momentalisht” ka thënë Emery kur është pyetur për një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Kam luajtur tri vite më parë me Liverpool, në finale të Ligës së Evropës, dhe ishim fitues me Sevillan” ka thënë ai.

“Por, progresi i tyre është i dukshëm. Ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve dhe tani janë një shembull për ne” ka thënë ndër të tjerash Emery.

Ndeshja ndërmjet Liverpool dhe Arsenal do të jetë jashtëzakonisht interesante, pasi që Arsenal tenton të rikthehet tek fitorja kurse Liverpool synojnë vazhdimin e fitoreve.

Komento: