Arrihet marrëveshja, Liverpooli paguan klauzolën e Szoboszalit.
Liverpooli raportohet se ka siguruar shërbimet e Dominik Szoboszlai.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Liverpooli do të paguajë klauzolën e tij të largimit nga Leipzigu, shkruan Gazeta Express.
Leipzigu tani thuhet se është informuar se klubi anglez do të paguajë klauzolën prej 70 milionë eurosh.
Sipas Romanos, marrëveshja tashmë është e përfunduar dhe do të nënshkruhet së shpejti.
22-vjeçari gjithashtu ka marrëveshje me Liverpoolin rreth kushteve personale, teksa ai është gati edhe për testet mjekësore.
Reprezentuesi hungarez regjistroi 46 paraqitje me Leipzigun në të gjitha garat sezonin e fundit, shënoi 10 gola dhe kontribuoi me 13 asistime.