Liverpooli po e largon Shaqirin, ky do të jetë zëvendësuesi i tij

00:01 | 23 Maj 2019

Duket se skuadra e Liverpoolit do ta largojë Xherdan Shaqirin.

Liverpool mund të vendosë të largojë Shaqirin këtë verë, me Samuel Chukëueze të Villarrealit si kandidat potencial për ta zëvendësuar.

‘The Reds’ nuk priten të jenë aktiv në tregun e transferimeve këtë verë, pasi kanë shpenzuar jo pak në afatet e kaluara për të ndërtuar këtë skuadër që arriti sërish në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, disa ndryshime do të ndodhin, dhe sipas ‘Goal.com’ Xherdan Shaqiri nuk pritet të vazhdojë me Liverpoolin, përcjell lajmi.

Pavarësisht ndikimit të tij në fitoren kundër Barcelonës dhe Neëcastle United, ka një parandjenjë se ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është jashtë hapit me atë që Klopp kërkon nga lojtarët e tij.

Liverpool do të jenë të gatshëm të heqin dorë nga Shaqiri, nëse pranojnë një ofertë të mirë këtë verë.

Komento: