Liverpooli po e shet yllin e madh për ta transferuar Mbappen

19:08 | 16 Nëntor 2020

Liverpooli përgatitet ta shesë yllin e skuadrës për të sjellë Mbappe në “Anfield”.

Liverpooli është duke u përgatitur të bëjë sakrificë për të sjellë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe në “Anfield”.

Sipas The Times, “Reds” seriozisht janë duke menduar ta përforcojnë skuadrën me francezin, transmeton lajmi.net.

Për ta realizuar këtë super transferim, Liverpooli është duke u përgatitur të shesë një ndër sulmuesit titullarë.

Liverpooli është i hapur për idenë që njëri nga treshja Mohamed Salah, Roberto Firmino ose Sadio Mane të shitet, në mënyrë që t’i rrisin financat.

Salah dhe Mane lehtësisht mund të pëlqehen nga Real Madridi ose Barcelona, derisa nuk dihet se cili gjigant evropianë do tregojë interesim për Firminon.

Thuhet se Mbappe mund të largohet në vlerën e 100 milionë euro gjatë verës, meqenëse i skadon kontrata në vitin 2022.

Komento: