Liverpooli po e transferon njërin ndër lojtarët më të shpejtë në botë

23:14 | 09 Korrik 2021

Liverpool me ofertë për Traoren.

“Të Kuqtë” pritet të bëjnë një ofertë për yllin e Wolverhampton.

Gjiganti anglez Liverpooli është i gatshëm për të ofruar rreth 30 milionë euro për sulmuesin anësorë të Wolverhampton Adama Traore, raporton “Football Insider”.

Trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp si duket është simpatizant i Traores, dhe dëshiron që ta transferojë atë në stadiumin “Anfield Road”.

Një vit pasi e transferuan Diogo Jotan, Liverpooli përsëri ka kthyer kokën nga skuadra e Wolverhampton, duke shprehur interesim në shërbimet Traores, për të cilin një ofertë në regjionin e 30 milionë eurove do të ishte e mjaftueshme për krerët e Wolves.

Interesim në sulmuesin spanjoll ka shprehur edhe skuadra e Chelseat.

Komento: