Liverpooli- Rashica, ky është lajmi i fundit

11:45 | 15 April 2020

Liverpooli përballet me konkurrencë të madhe për Rashicën.

Liverpooli ka qenë i përfolur për transferimin e yllit kosovar të Ëerder Bremenit, Milot Rashica, gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo gazetat gjermane theksojnë se gjingati anglez po përballet me konkurrencë të madhe në këtë garë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është duke e eksploruar tregun për ta përforcuar skuadrën në repartin e sulmit, përkundër që tashmë në këtë pozitë e ka treshen e famshme Sadio Mane – Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.

Rashica është njëri ndër lojtarët që i ka rënë në sy strategut gjerman, shkaku i paraqitjeve të tij të mira për Bremenin gjatë këtij sezoni të Bundesligës.

23-vjeçari i ka shënuar 10 gola dhe i ka bërë pesë asiste në 24 paraqitjet e tij në të gjitha garat gjatë këtij sezoni, mirëpo paraqitjet e tij kanë qenë më mbresëlënëse sesa këto shifra pasi që Bremeni ka qenë në një lloj krize gjatë këtij sezoni.

Por, gazeta gjerman Der Spiegel raporton se Liverpooli përballet me konkurrencë nga Borussia Dortmundi, Ëest Hami, Ëolves dhe Aston Villa për kosovarin.

Dortmundi tashmë e ka kontaktuar sulmuesin, të cilin e sheh si opsionin e përsosur për ta zëvendësuar Jadon Sancho, nëse ylli i talentuar anglez vendos përfundimisht të largohet nga Dortmundi në fund të këtij sezoni.

Rashica është opsion i mirë për klubet e interesuara veçanërisht pasi që është ende i ri dhe mund të bëhet edhe më i mirë, përderisa mund të luajë edhe si qendërsulmues e edhe si sulmues anësor.

Klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Bremenin është e vendosur në 38 milionë euro, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Gjermanisë, përderisa kjo kontratë e kosovarit është e vlefshme deri më 2022.

Komento: