Liverpooli shënon fitore, Xherdan Shaqiri feston me shqiponjë

19:19 | 08 Dhjetor 2018

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnlyt.

E këtë fitore Xherdan Shaqiri e ka festuar me shqiponjë.

Liverpooli fitoi 3-1 në udhëtim, me Xherdan Shaqirin që ishte titullar dhe e shënoi golin e tretë në këtë takim.

Shaqiri nuk festoi në formën e zakonshme duke bërë shqiponjën me duar, për çka njihet më së miri gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi verën që lamë pas në Kupën e Botës. Shaqa festoi këtë herë duke e postuar figurën e shqiponjës në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Shaqiri dhe kosovari tjetër i Zvicrës, Granit Xhaka, u patën gjobitur dhe patën marrë vërejtje që mos ta përsërisin më festimin me shqiponje në fushë, pasi e bënë kur ia shënuan golat e fitores së Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë.

Golin ndaj Burnlyt ai e festoi duke e postuar një fotografi të vetën dhe në mbikshrim vendosi edhe figurën e shqiponjës.

Duket cekur se Shaqa ishte titullar edhe në fitoren 4-0 të “Të kuqve” ndaj Bournemouthit të shtunën.

Komento: