Liverpooli tregon klasin, e mund Interin në ‘Giuseppe Meazza’

22:58 | 16 Shkurt 2022

Liverpooli sundon në ‘Giuseppe Meazza’ – Firmino dhe Salah ndëshkojnë Interin.

Liveprooli ka fituar si mysafir i Interit me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Lautaro Martinez në minutën e 5-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Liverpooli u kundërpërgjigj me një aksion të zgjatur, por edhe pse harkimi i Thiago Alcantas ishte i mirë, ai përfundoi në duart e Samir Handanovic.

Sadio Mane rrezikoi në minutën e 14-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Hakan Calhanoglu e kishte rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Sane rrezikoi në minutën e 23-të po goditja e tij me gërshërë përfundoi ngjitur me shtyllën.

Trent Alexander Arnold gjuajti nga goditja e dënimit në minutën e minutën e 28-të, por goditja shkoi mbi portë.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Milan Skriniar, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Interi e nisi më mirë pjesën e dytë duke shënuar edhe një gol me Edin Dzekon në minutën e 60-të por që u anulua për pozitë jashtëloje.

Pas tij Denzel Dumfries harkoi bukur në zonë, por sulmuesit e Interit nuk u gjendën në vendin e duhur.

Në momentin më të mirë të Interit shënoi Liverpooli. Zhvillohej minuta e 75-të, kur Roberto Firmino kërceu më së larti nga një goditje nga këndi, duke shënuar për 1-0.

Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, kjo ishte goditja e parë në portë.

Liverpooli nuk ka vonuar dhe në rastin tjetër të mirë ka shënuar për 2-0 në minutën e 83-të.

Mohamed Salah përfitoi nga një tollovi dhe me një goditje të bukur e la të shtangur Samir Handanovicin.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli mori një fitoreje të madhe në “Guissepe Meaza”, duke bërë një hap të madh për ndeshjen kthyse që zhvillohet në fillim të marsit.

Komento: