Liverpoolit i lëndohet super-lojtari

21:03 | 23 Korrik 2022

Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota do të humbasë fillimin e sezonit të Premier League, sipas një eksperti të lëndimeve të Sky Sports.

Reprezentuesi portugez ka qenë një zbulim në Anfield që kur u bashkua nga Wolverhampton Wanderers në vitin 2020, duke shënuar 34 gola në 85 ndeshje, përfshirë 21 sezonin e kaluar, përcjell ORAinfo.

Por Ben Dinnery ka dhënë disa lajme shqetësuese për Jota për tifozët e Liverpool:

“Ky është një shqetësim i vërtetë. Ai e mori lëndimin duke luajtur për Portugalinë dhe ka pasur një përsëritje në stërvitje”.

“Kjo vë në pikëpyetje masivisht disponueshmërinë e tij në javën e parë të lojës. Në këtë moment në kohë, shanset janë që ai të mos përfshihet.” tha Dinnery për Football Insider./ORAinfo/

Komento: