Liverpoolit i ndodh më e keqja

21:54 | 28 Shtator 2019

Liverpool, mund ta pësojë keq.

Liverpooli është në telashe, pasi në ndeshjen e Carabao Cup, Jurgen Klop ka bërë një gabim në zgjedhjet e tij.

Bëhet fjalë për futbollistin Pedro Chirivella, i cili luajti në transfertën e fituar 2-0 ndaj MK Dons, por kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë kampionëve të Anglisë, që rrezikojnë skualifikimin.

Futbollisti nuk kishte kompletuar ende transferimin nga ish-ekipi i kaluar.

“Klubi është i vetëdijshëm për një çështje të mundshme administrative të lidhur me një nga lojtarët tanë. Ne po punojmë me autoritetet përkatëse për të vërtetuar faktet dhe ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa të përfundojë ky proces”, tha Liverpool në një deklaratë.

EFL (English Football League) po heton parregullsinë në formacionin e vendosur nga Klopp në raundin e tretë të Carabao Cup, ndërkohë që të kuqtë shpresojnë që t’ia hedhin me një gjobë.

Komento: