Skuadra e Liverpoolit duket se ia ka vënë syrin yllit të Real Sociedadit.
Kampioni i Evropës, Liverpool, duket se e ka kthyer vëmendjen kah ylli i Real Sociedad-it, Diego Llorente, sipas raportimeve nga La Razon.
26 vjeçari është i hapur për një kalim te ndonjë top klub evropian në fund të këtij stinori, sidomos pas interesimit gjithnjë në rritje për të.
Sidoqoftë, Llorente nuk do t’i kushtojë lirë askujt , pasi që shuma fillestare që Sociedad kërkon për të është 45 milionë euro.