Ethet e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve janë kthyer sot.
Në duel janë dy skuadrat e njohura ajo e Liverpoolit dhe Barcelonës, përcjell ORAinfo.
Skuadra katalanase vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë 3-0, ndërkohë që te Liverpooli janë 3 mungesa me peshë; ato të Salah, Firminos dhe Naby Keita.
Por, është skuadra vendase ajo që ka realizuar në minutën e 7”. Liverpooli shënoi përmes futbollistit, Divock Origi.