Lladrovci darkon me zyrtarë të lartë të AAK-së, çfarë po “zihet” mes tyre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lladrovci darkon me zyrtarë të lartë të AAK-së, çfarë po “zihet” mes tyre

23:41 | 22 Shkurt 2019

Darkat mes politikanëve janë bërë të shpeshta në vendin tonë.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po darkon sonte me zyrtarë të lartë të AAK-së.

Në praninë e Ramush Haradinajt dhe disa kryetarëve të komunave nga AAK, Lladrovci i PDK-së duket i buzëqeshur në këtë mes.

I pranishëm është edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Madje, për ta bërë atmosferën më interesante, Lladrovci nuk ngurron ta bëj shqiponjën me këshilltaren e Haradinajt, Bezi Osmanin.

Darka po zhvillohet në një restorant. Derisa fotografit nga kjo darkë i ka bërë publike Lladrovci, duke përdorur shprehejn e tij të famsheme “Tatari i raftë në fije.

Komento: