Lladrovci e përkrahë taksën kundër Serbisë, lut Zotin të zgjatë më shumë

18:54 | 03 Shkurt 2019

Çështja e taksës kundër Serbisë, mbetet tema më e diskutuar.

Kryetari i komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar çështjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës

Lladrovci është shprehur se u ndjeh mirë kur Kosova i vuri taksë Serbisë, ashtu siç i erdhi mirë kur Donald Trump kishte vendosur taksë ndaj Kinës.

Edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, LLadrovci tha se vendi i tij mori vendim dhe kësisoj qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, pra të dinë se nga vjen malli të cilin konsumojnë.

I pari i Drenasit tha gjithashtu se vështirë është të na njoh Serbia, por edhe më i vështirë është fakti se ka persona që konsumojnë produkte të shtetit që i pengon ekzistenca jonë.

Ndryshe duhet përkujtuar që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati deklaruar se taksa 100% nuk do të hiqet deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Komento: