Lladrovci i kundërpërgjigjet PDK-së pasi nuk e kandidoi për kryetar të Drenasit

22:26 | 05 Qershor 2021

Ramiz Lladrovic ka reaguar në lidhje me injorimin që ia bëri PDK për kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale.

Kryetari i Drenasit lëshoi reagimin e tij pasi dega e PDK-së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Komunës.

Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.

Ishte vetë Driton Ajazi ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!”, ka shkruar Ajazi në Facebook.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Lladrovci kishte thënë se do të kandidojë sërish për të parin e kësaj Komune në zgjedhjet që priten të mbahen në shtator të këtij viti.

Ai kishte thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, pati deklaruar Lladrovci.

Komento: