Lladrovci i PDK-së: Këto janë tri dështimet e Kurtit dhe ky është suksesi i vetëm i tij

09:08 | 27 March 2025
lladrovci-i-pdk-se:-keto-jane-tri-deshtimet-e-kurtit-dhe-ky-eshte-suksesi-i-vetem-i-tij


Kryetari i Drenasit dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka folur për FrontOnline, mbi punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti në aspektin diplomatik dhe atij lokal.

Për Lladrovcin, dështim i Qeverisë Kurti është diplomacia, kontratat një burimore dhe punësimet politike.

‘’Tri dështime, për këto katër vjet të kësaj Qeverie i shoh në diplomaci, kontratat njëburimore dhe punësimet politike’’ deklaron ai.

Ndërkaq sipas tij, në nivelin lokal, dështim i Qeverisë është ndalja e zbatimit të projekteve të filluara nga ana e Qeverisë dhe mos finalizmi i tyre gjatë këtij mandati.

‘’Në nivel lokal, dështim e kësaj Qeverie shoh te ndalja e zbatimit të projekteve të filluara kapitale të Qeverisë së mëparshme dhe mos finalizimi gjatë një mandati, zbatimin e Kontratës kolektive për arsim dhe shëndetësi duke dëmtuar rëndë projektet e investimeve kapitale, mungesa e projekteve të reja që bëjnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, ujë-energji-ambient dhe mungesa e qeverisjes lokale në veri dhe konceptit “cep më cep’’ tha ai për FrontOnline.

Si suksese të Qeverisë Kurti, Lladrovci e sheh  motivimin për legalizimin e vendeve të punës.

‘’Sukses të kësaj qeverie në nivel qendror e shoh motivimin për legalizimin e vendeve të punës, planet për investimet në sport dhe rritja e buxhetit për mbrojtje’’ u shpreh ai.

Komento:
loading