Lladrovci i shkruan Mustafës, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lladrovci i shkruan Mustafës, kjo është arsyeja

20:30 | 23 Dhjetor 2019

Ramiz Lladrovci i ka shkruar Isa Mustafës.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në 30 vjetorin e kësaj partie.

Lladrovci, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, LDK’së i ka uruar realizimin e synimeve themelore, të cilat, sipas tij, kanë rezultat angazhimin në shtetndërtim të Kosovës.

“Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Komento: