Lladrovci nderon heroin Shaban Shala: Jeta dhe vepra e tij atdhetare, mbetet e çmuar për ne dhe brezat që do të vinë

17:38 | 05 Janar 2024
lladrovci-nderon-heroin-shaban-shala:-jeta-dhe-vepra-e-tij-atdhetare,-mbetet-e-cmuar-per-ne-dhe-brezat-qe-do-te-vine

Në përvjetorin e 12-të të kalimit në amshim të heroit Shaban Shala, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule, pranë varrit të tij në Memorialin e Dëshmorëve në Prishtinë.

“Sot, me nderim u përkula para varrit të tij, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij atdhetare, e cila mbetet e çmuar për ne dhe brezat që do të vinë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

 

Komento: