
Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci mori pjesë në solemnitetin e shpalljes së boksierit Jurgen Uldeda “Qytetar Nderi”.
Postimi i Lladrovcit:
Isha i nderuar të jem pjesë e solemnitetit në Lezhë ku kryetari i Bashkisë, z. Pjerin Ndreu dhe Këshilli Bashkiak, shpallën boksierin më të suksesshëm shqiptar në versionin IBO, Jurgen Uldedën, “Qytetar Nderi”.
Ky titull dhe kjo mirënjohje për boksierin Jurgen Uldeda, është më se meritore. Ai me rezultatet e shkëlqyera në boksin profesionist, e ngriti lart flamurin kombëtar 21 herë.
Faleminderit miku im Pjerin, Jurgen dhe familja Ulëdedaj!