Lladrovci padit për shpifje Xhavit Drenorin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lladrovci padit për shpifje Xhavit Drenorin

15:23 | 22 Maj 2019

Një ditë me parë e paditi Naim Bazajn. E sot kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka paditur edhe ish0kandidatin për kryetar në këtë komunë, Xhavit Drenorin.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se arsyeja e padisë është sipas tij shpifjet që Drenori i ka bërë në faqen e tij në Facebook për Lladrovcin.

“Sot, kam deponuar padi të re, kundër Xhavit Drenorit që aktivitetin jetësor e ka rrjetin social, Facebook dhe kotësitë plot shpifje të cilat duhet t’i argumentojë para gjykatës.

Në demokraci, shpifja është e dënueshme, pres ballafaqim me shpifësin pranë organeve të drejtësisë!

Gjithsesi, e kam njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen kundër shpifësve të vjetër”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Në padinë e Lladrovcit thuhet se më datën 21.05.2019, i padituri z.Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, ka postuar një shkrim, ku dnër të tjera thotë: “Ramizi i ka kërkuar Naimit me e gjetë një shofer për me i transportu ëktë shumë (para të Ramizit), për në Zvicerr e jo Gjermani siç u shkrua në media”, duke ju referuar transportit të 1.5 milion euro, i cili shkrim është publikuar edhe në portalet vendore të Republikës së Kosovës.

Komento: