Lladrovci paralajmëron padi ndaj “KRU Prishtina”, si shkak i mungesës së ujit të pijes

17:26 | 11 Janar 2026
ramiz-lladrovci:-kosoves-i-imponohet-nje-qeveri-e-fuqishme-dhe-e-pergjegjshme

Komuna e Drenasit eka paralajmëruar padi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar hapa ligjorë për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm, duke e quajtur vështirësi të veçantë ndërprerjen e ujit për disa ditë dhe gjithashtu rrezik për ndonjë katastrofë humanitare.

“Vështirësi e veçantë është furnizimi me ujë të pijes për disa ditë në një pjesë të territorit të komunës dhe mund të shkaktohet katastrofë humanitare. Lidhur me furnizimin me ujë, qytetarët duhet të drejtohen pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”, për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm”, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Drenasit

Komento: