Lladrovci pas aktakuzës së re për Thaçin: Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja

12:38 | 07 Dhjetor 2024
lladrovci-pas-aktakuzes-se-re-per-thacin:-lufta-jone-e-drejte-nuk-mund-te-zbehet-nga-asnje-pretendim,-as-me-akuza-te-reja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai ka publikuar një foto me Thaçin, teksa ka thënë se lufta e UÇK’së nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim e as me akuza të reja.

Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja. Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”,, ka shkruar Lladrovci.

Komento: