
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një postim pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke e përshkruar atë si një të rastësishëm një bisedë të këndshme.
Lladrovci ka shkruar se gjatë takimit nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për mënyrën se si Kosova mund të bëhet më mirë.
“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka theksuar se me Konjufcën ka mundur të gjendet një zgjidhje më herët, por sipas tij, “nuk është vonë” për ata që kanë vullnet të “rreshtojnë veten pas Kosovës”.