Lladrovci takohet me Van Damme, publikojnë foto duke bërë shqiponjën me duar

16:17 | 19 Korrik 2023
lladrovci-takohet-me-van-damme,-publikojne-foto-duke-bere-shqiponjen-me-duar

Ditën e sotme, Ramiz Lladrovci është takuar me artistin e famshëm, Jean-Claude Van Damme.

Ai ka ndarë një fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar.

‘Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë.

Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët.

Shqiponja e bën dallimin!’, shkroi krahas mbishkrimin.

Komento: