Lladrovci takon Ambasadorin Oryan, diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit në nivelin komunal

09:56 | 29 Janar 2026
lladrovci-takon-ambasadorin-oryan,-diskutuan-per-menyrat-e-bashkepunimit-ne-nivelin-komunal

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Ambasadorin Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, ish-drejtor për Ballkanin dhe ish-Ambasador i Izraelit në Maqedoninë e Veriut.  

Lladrovci ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në nivelin lokal me interes të ndërsjellë si dhe me partnerë relevantë izraelitë.

Postimi i tij në rrjetin social:

Gjatë qëndrimit tim në Tel Aviv, zhvillova një takim miqësor me Ambasadorin Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, ish-drejtor për Ballkanin dhe ish-Ambasador i Izraelit në Maqedoninë e Veriut.

Takimi përfshiu shkëmbim informacionesh dhe diskutime rreth sfidave me të cilat përballen sot Izraeli dhe Kosova në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas ngjarjeve të 7 tetorit.

Ambasadori Oryan shpalosi mënyrat e mundshme të bashkëpunimit me Izraelin në nivel komunal.

Unë e falënderova z. Oryan për takimin, njëherësh vlerësova vizitën dhe takimin me kryetarin e komunës Modi’in-Maccabim-Re’ut dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në nivelin lokal me interes të ndërsjellë si dhe me partnerë relevantë izraelitë.

Komento: