Lladrovci thotë se sot i është rikthyer profili në facebok që i ishte hakuar 18 muaj më parë

18:03 | 22 Shkurt 2024
lladrovci-thote-se-sot-i-eshte-rikthyer-profili-ne-facebok-qe-i-ishte-hakuar-18-muaj-me-pare

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka njoftuar në facebook se sot i është rikthyer profili i tij në facebook.

Për këtë ai ka falënderuar organet e ndjejkjes dhe stafin e facebook’ut. Lladrovci u ka bërë thirje përdoruesve të rrjeteve sociale që të kenë kujdes dhe të “mos i lejojnë keqbërësit të kenë qasje në privatësinë e tyre”.

Postimi i plotë

Profili im i parë në facebook, sot është rikthyer!

Pas gati 18 muajve, sot më është rikthyer profili im i parë në facebook dhe me këtë rast dua të falënderoj organet tona të ndjekjes dhe stafin e facebook-ut lidhur me rastin.

Kini kujdes dhe mos i lejoni keqbërësit të kenë qasje në privatësinë Tuaj.

Faleminderit!

Komento: