Lladrovci: Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit

16:33 | 10 Janar 2026

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se vërshimet i kanë bllokuar sërish disa rrugë në komunën e Drenasit.

Lladrovci ka bërë të ditur se aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit, Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Njoftimi i plotë:

Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e DrenasitAktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

Drenas – Guri i Plakës,

Drenas – Kroi i Mbretit

Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe

Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Qytetarë të nderuar,Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.

Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.

Komento: