
Sot Llapi zhvillon një ndeshje të rëndësishme.
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndërmjet Llapit dhe Buducnostit.
Pas humbjes në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës, ndaj Buducnost ekipi i Llapit do të kërkojë rikthimin në takimin e sotëm.
Për të ‘luftuar’ për atë rikthim klubi nga Podujeva kanë kërkuar mbështetje nga të gjithë tifo-grupet shqiptare.
E, që shumë prej tyre kanë pranuar të iu dalin në ndihmë llapjanëve.
Mbetet të shihet nëse ekipi i Tahir Batatinës nuk do t`i zhgënjej 10 mijë tifozët e pranishëm.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare për ndeshjen e cila zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:00, në ‘Fadil Vokrri’.