Llapjani rrah motrën ditën e Bajramit Vëllai godet motrën me shuplakë në Podujevë

10:31 | 03 Maj 2022

Dje në mëngjes është arrestuar një person, pasi që kishte goditur me shuplakë motrën e tij.

Rasti ka ndodhur në Podujevë.

“Podujevë 02.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: