Llorente “mashtron” të dashurën, e dërgon në stadium dhe aty ndodh befasia

23:13 | 17 Korrik 2021

Lojtari i Atletico Madridit Marco Llorente e ka befasuar të dashurën e tij duke i propozuar fejesë në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.

E dashura e tij, Paddy nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur në ekranin e madh filluan te shfaqeshin disa fotografi nga lidhja e tyre dhe pastaj Llorente ulet në gjunjë para saj dhe nxjerr unazën duke i propozuar fejesë.

Natyrisht se Paddy i tha “PO” propozimit të Llorentes dhe ishte shumë e lumtur për këtë.

Komento: