Blerim Shala, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ka folur rreth ideve të shefit të tij për korrigjim të kufijve dhe bashkim me Shqipërinë. Shala ka thënë se Thaçi nuk e sheh shtetin e Kosovës si projekt kalimtar.
“Presidenti nuk e sheh si proces kalimtar. E ka një lidhje emocionale me 17 shkurt”, ka thënë Shala.
“Ai [Vuciq] duhet të na tregoj në tavolinë me se cilat janë kushtet për njohjen e Kosovës”, ka shtuar këshilltari i Kosovës.
Sipas Shalës, nuk do të ketë marrëveshje sekrete të Thaçit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, dhe se kur të rifillojë dialogu në Bruksel, atje presidenti i Kosovës nuk do të shkojë vetë.
Aty nuk do të jetë vetëm presidentin Thaci dhe me insistimin e tij është kruar . Nuk ka asnjë sekret mes Presidentit Thaçi dhe Vuciq. Gjithçka do të dihet. Nëse nuk është e pranueshme një marrëveshje, ajo do të bie. Por thelbi i një marrëveshjeje të Kosovës me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë këshilltari i Thaçit për T7.