Lluka e konsideron privatizimin, shpëtim të Telekomit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lluka e konsideron privatizimin, shpëtim të Telekomit

23:24 | 15 Mars 2019

Punësimi me të njofshëm në Telekom këto ditë po del të jëtë një temë shumë e diskutuar.

E këtë gjendje të Telekomit të kosovës, aspak të kënaqshme po e sheh edhe ministry Valdrin Lluka.

Sipas tij i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi, dhe asnjë formë tjetër.

Numri i punëtorëve, përgjegjësia që ka Telekomi, si dhe ndikimi i vazhdueshëm politik sipas Llukës e bëjnë të paevitueshëm edhe falimentimine kësaj ndërmarrjeje.

Lluka shton se privatizimi do ta hapte prespektivën jo vetëm për punëtorët e Telekomit, por edhe të përmirësonte kualitetin e shërbimeve si dhe numrin e tyre.

Lluka bën të ditur se duhet të bëhet privatizimi i një pjese të madhe të Telekomit, pasi në planet shtetërore është që Kosova të mbetet aksionare, diku prej 25% deri në 49%, pasi sipas Llukës këto aksione do të kenë më shumë vlerë sesa vlera totale e Telekomit momentalisht

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!