Locatelli shpërthen pas dy golave kundër Zvicrës

10:09 | 17 Qershor 2021

Shpërblehet Locatelli pas dy golave kundër Zvicrës.

Locatelli është vlerësuar si më i miri në sfidën mes Italisë dhe Zvicrës.

Italia e ka prerë biletën për fazën tjetër të Kampionatit Evropian në ndeshjen e parafundit në Grupin A.

Të besuarit e Roberto Mancinit e arritën këtë pas fitores 3-0 në sfidën e dytë kundër Zvicrës së shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që startuan edhe në këtë takim.

Dy prej tre golave i realizoi Manuel Locatelli, që bëri një paraqitje fantastike.

Ai në fund u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Komento: