Lodhet Lista Serbe, i humb ndikimi në institucionet e Kosovës

08:08 | 20 March 2019

Lista Serbe e ka humbur ndikimin në institucionet e Kosovës.

Lista Serbe kishte qenë vendimtare në formimin e qeverisë “Haradinaj”, por qe një vit pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri ky subjekt politik nuk është pjesë e ekzekutivit, me ç’rast ka mbetur edhe pa ndikim politik në institucione.

Deputetët e opozitës dhe analistët politikë thonë se votat e Listës Serbe për Qeverinë janë kompensuar me të deputetëve të PSD-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Lista Serbe kishte qenë përcaktuese në formimin e qeverisë “Haradinaj” në shtator 2017, madje deputetët e saj ishin pritur me orë të tëra nga partnerët e koalicionit për ta votuar në Kuvend shefin e ri të ekzekutivit.

Por këto ditë bëhet një vit kur ky subjekt politik nuk është pjesë e Qeverisë dhe rrjedhimisht nuk ka kurrfarë fuqie politike, me ç’rast janë shprehur të gatshëm t’i mbështesin iniciativat e opozitës për rrëzim të kryeministrit Haradinaj, shkruan më tutje “Zëri”.

Lista Serbe më 26 mars të vitit të kaluar kishte vendosur të tërhiqet nga Qeveria, kur Policia e Kosovës kishte arrestuar në veri shefin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Komento: