Lojatri i Kombëtares shqiptare rezulton pozitiv me koronavirus

20:59 | 17 Nëntor 2020

Elseid Hysaj ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Skuadra e Napolit ka njoftuar se mbrojtësi Elseid Hysaj është testuar pozitiv me COVID-19.

Hysaj është në grumbullim te Kombëtarja e Shqiptare, dhe në testimet e fundit është konfirmuar infektimi i tij.

Mbrojtësi i krahut të djathtë tani është futur në izolim, dhe do të mbetet në Shqipëri.

Kujtojmë se Shqipëria të mërkurën zhvillon një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në garën për vendin e parë në grup.

Komento: