Lojërat Evropiane: Kosova për herë të parë nuk fiton asnjë medalje

21:53 | 01 July 2023

Kosova për herë të parë nuk fiton asnjë medalje në Lojërat Evropiane.

Edhe ekipi i tekbollit i Kosovës i ka përfunduar garat në Lojërat Evropiane Krakoë 2023.

Kosova në përbërje të lojtarëve, Adrien Uka dhe Krenar Emini pësoi humbje ndaj Malit të Zi (2:1 në sete) dhe Hungarisë (2:0), në kuadër të grupit B.

Kujtojmë që Uka në individuale arriti deri në çerekfinale.

Me garuesit e tekbollit, përfundojnë garat për ekipin e Kosovës në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, në të cilin për herë të parë u fitua asnjë medalje.

Më së afërmi medaljes ishte boksierja Donjeta Sadiku, e cila arriti deri në çerekfinale.

Ndryshe Kosova në Lojërat Evropiane u përfaqësua nga 38 sportistë.

Komento: