Asnjë lojtar i Interit nuk ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Lojtarë të Inter ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por gjithçka ka shkuar sipas planit.
Romelu Lukaku dhe të tjerët janë kthyer në gjendje të mirë, duke i shpëtuar infektimit nga Covid-19.
Faqja zyrtare e Inter njofton se asnjë rast pozitiv nuk është lajmëruar te skuadra.
Të gjithë lojtarët ( që udhëtuan) kanë rezultuar negativë dhe do të jenë gati për ndeshjen ndaj Milan.
Ashley Young, Roberto Gagliardini, Milan Skriniar dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitivë më parë dhe janë në listën e mungesave për ‘Derby della Madonnina’