Manchester United duket se po ia mbyll dyert përfundimisht Cristiano Ronaldos.
Kjo për shkak të intervistës që ai e dha përball gazetarit Piers Morgan, ku u kritikua stafi menaxhues dhe trajnerët Ralf Ragnick dhe Erik ten Hag.
Ronaldo pritet të gjobitet nga klubi me mundësinë që edhe t’i shkëputet kontrata njëanshëm, shokët e skuadrës kanë marrë një veprim tjetër.
Të inatosur me portugezin, ata e kanë larguar nga grupi i WhatsApp-it.
Ky vendim është marrë nga administratorët e këtij grupi, Harry Maguire dhe Scott McTominay.
Duket se kjo është një shenjë që fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”.
CR7 u kthye tek United në verën e vitit 2021 dhe duket se aventura e tij do të përfundojë në janar.