
‘Agjenti Bruno’ – Fernandes kërkon merita për ardhjen e Ronaldos në Man Utd, lojtarët e tjerë i urojnë mirëseardhje.
Bruno Fernandes ka kërkuar merita për kthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United, pasi Djajtë e Kuq e kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Juventusit.
Portugezi ishte një legjendë në “Old Trafford”, ku kishte kaluar një periudh gjashtëvjeçare mes viteve 2003 dhe 2009, ndërsa tani vulosi një rikthim në shtëpi pas më shumë se një dekade.
Fernandes ka udhëhequr reagimin e shokëve të tij të klubit të ri, pas lajmit se 36-vjeçari do të luajë edhe një herë për United.
Portugezi duke bërë shaka se ai është përgjegjës për marrëveshjen e jashtëzakonshme shkroi: “‘Agjenti Bruno’?”.
Ai këtë shkrim e ka kompletuar me një ‘emoji’ të një valixheje, menjëherë pasi u publikua lajmi se Ronaldo do të kalojë te United.
“Mirësevini në shtëpi Cristiano,” shtoi edhe një pjesë tjetër në shkrimin e tij.
Ardhja e Ronaldos ka gëzuar edhe lojtarët e tjerë të Manchester United që i kanë uruar mirëseardhje.



