Lojtarët e Milanit tallën me Gonzalo Higuain gjatë stërvitjeve me Chelsean – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lojtarët e Milanit tallën me Gonzalo Higuain gjatë stërvitjeve me Chelsean

22:44 | 24 Janar 2019

Gonzalo Higuain dje ju bashkuar zyrtarisht Chelseas.

Shaka ose dëshmi e një marrëdhënie aspak optimal te kuqezinjtë? Dyshimi qëndron dhe do të mbetet edhe më shumë, pasi disa ish-shokë të Gonzalo Higuain te Milan nuk kanë hezituar aspak të përfitojnë nga hashtag “HiguainisBReady”, i krijuar nga tifozët kuqezi për tu tallur me ish-idhullin argjentinas, që sapo u transferua te Chelsea.

Kuqezinjtë nuk janë përmbajtur aspak së talluri me formën aspak optimal të futbollistit argjentinas, sikurse dëshmohet edhe nga tutat shumë të gjëra që sulmuesi ka veshur në seancat e para stërvitore me Blutë e Londrës.

E pranueshme ironia e tifozerisë kuqezi, por kur batutat mbërrijnë nga miqtë e tij, atëherë të shumta janë dyshimet, mbi atë që ka qenë atmosfera në dhomat e zhveshjes së “Djallit”.

Protagonistët kryesorë të kësaj çështje kanë qenë Suso dhe Jose Mauri, të cilët kanë theksuar rrumbullakësinë e ekzagjeruar të Pipita-s.

“Nuk mund të kërkonte një masë më të madhe të pantallonave?”, shkruante Suso në spanjisht duke ftuar në diskutim edhe Matteo Musacchio, por ky i fundit nuk preferoi të bëhet pjesë e zbavitjes kolektive. Në vend të tij ishte Mauri ai që u përfshi në tallje: “Kanë shpenzuar të gjithë buxhetin me blerjen e tij dhe nuk kanë një masë më të madhe se Xxl”.

Komento: