AC Milan – publikohen rezultatet e para për COVID-19.
Asnjë lojtar i Milanit nuk ka testuar pozitiv për koronavirus pas raundit të parë të testimeve.
Milan ende nuk kanë rifilluar stërvitjet pasi skuadra po vazhdon të testohet për koronavirus.
Sky Sport Italia raporton se rezultatet e lojtarëve të testuar dje janë rikthyer negativ, dhe raundi i dytë i testimeve do të bëhet ditën e enjte.
Pas testeve të së enjtes, Milan mund të rifillojë punën në grup, për t’u përgatitur për vazhdimin e sezonit në Serie a.
Te Milan, dy muaj më parë dolën pozitiv Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, por që të dy tashmë janë shëruar.