Lojtarët që do të zbarkojnë në Prishtinë, Milani publikon listën

15:30 | 09 Korrik 2019

Është publikuar lista e lojtarëve të Milan që do të zbarkojnë në Prishtinë.

AC Milan përfundimisht do të zbarkojë në Prishtinë me datën 10 gusht për një miqësore luksi.

‘Rossonerët’ do të përballen me Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, që ka zgjuar interesim të madh te futbolldashësit kosovarë.

Pasi dje edhe zyrtarisht dolën biletat në shitje, sot është bërë e ditur edhe lista e lojtarëve që do marrin pjesë në këtë ndeshje.

Mes 22 futbollistëve të ftuar, spikasin emrat e Hakan Calhanoglu, Gianluigi Donnarumma, Krzysztof Piatek, Alessio Romagnoli dhe Susos.

Për këtë ndeshje ka pasur ankesa për çmimin e lartë të biletave, të cilat variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.

Komento: