
Lojtari i Atalantës poston aksidentalisht foto i zhveshur.
Portieri i Atalantës, Juan Musso, ka postuar aksidentalisht një foto të zhveshur në Instagram për të falënderuar të dashurën e tij pas kthimit nga Argjentina.
Anna Ariaudo, e dashura e 27-vjeçarit, mirëpriti Musso-n e kthyer nga detyra ndërkombëtare, duke blerë disa tullumbace të cilat i vendosi në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre në Bergamo, shkruajnë mediat italiane.
Musso dukej vërtet i lumtur dhe vendosi të ndante foton në tregimet e tij në Instagram.
Problemi është se një nga pasqyrat në dhomë e pasqyronte portierin krejtësisht të zhveshur teksa po bënte foton.
