Lojtari i Barcelonës tregon se cilat ishin arsyet që e shtyn t’i thotë ‘PO’ Juventusit

20:00 | 25 Qershor 2020

Lojtari i Barcelonës ka treguar se cilat ishin arsyen që e shtyn t’i thotë ‘PO’ skuadrës së Juventusit.

Arthur do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

Juventusi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për një kontratë pesë vjeçare ku do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon, më shumë se dyfishin që fitonte braziliani në Barcelonë, 3 milionë euro.

Marrëveshja përfudnimtare është arritur të enjten.

Arthur e kishte refuzuar ofertën e parë të klubit italian që kishte ofruar pesë milionë euro. Në bisedimet e vazhdueshme, ‘Zonja e Vjetër’ u pajtua që të rrisë ofertën në 7 milionë gjë që më në fund u bind edhe futbollisti.

Ka arsye të ndryshme përse Arthur ka vendosur të lërë Barcelonën.

Fillimisht, ideja e tij ishte të qëndrojë në Camp Nou dhe të përmbushë kontratën e tij që përfundon pas tre vjetësh.

Sido që të jetë, presioni që ka pasur nga të dyja klubet javëve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe e ka shtyrë futbollistin të pajtohet për shkëmbimin me Miralem Pjanic.

Në takimin që ai kishte me Eric Abidal dhe Ramón Planes, sipas mediave spanjolle, ata e paralajmëruar atë se s’ka rritje të rrogës, të cilët madje po konsideronin edhe shkurtimin e saj.

Jo veç për Brazilianin, por për të gjithë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo që e bindi vërtet lojtarin të lërë klubin e ëndrrave, edhe pse jo me dëshirë, ishte biseda që kishin reprezentuesit e futbollistit me Juventusin.

Sarri e pëlqen shumë dhe e do me çdo kusht të cilin e sheh idealin për një ekip italian si Juve. Ndërsa arsye tjetër mos të harrojmë, është edhe ajo ekonomike, nga 3 milionë euro në 7 milionë për një 23-vjeçar, natyrisht se braziliani është bindur edhe për këtë.

JUGONES raporton se klubet tashmë janë dakorduar, zyrtarizimi mund të ndodhë të premten. 70 milionë do të kushtojë Pjanic, 80 milionë Arthur Melo – çka do të thotë se Barça do të marrë 10 milionë euro plus boshnjakun në skuadër dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi.

Komento: